LSDM: Frikacaku Gruevski do të kthehet në burg

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka reaguar ndaj qëndrimeve të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, duke thënë se atë e pret qelia e burgut në Maqedoni, dhe se Mickoski është vetëm marionetë e tij. 

“Maqedonia të mërkurën ulet në karrigen e saj në NATO, kurse frikacakun dhe të arratisurin nga drejtësia Nikolla Gruevski, e pret qelia. Suksesi i Republikës së Maqedonisë është dështimi i tij më i madh. Shefi i Mickoskit nga Budapesti, agjenti Gruevski luan rolin e viktimës dhe gënjen në mënyrë patologjike. Qytetarët, viktimat e Nikolla Gruevskit  nga qeverisja e tij kriminale që iu morri 11 vite nga jeta, kohë më më parë e lanë atë dhe i thanë ‘Lamtumirë kriminel’. Në kokën e Gruevskit ka vetëm skenarë të errëta dhe likuidime, njësoj si në kokën e Mickoskit.  Qytetarët i dëgjuan fjalët e njëjta që thoshte Nikolla Gruevski, e që tani dalin pothuajse çdo ditë nga marioneta e tij Hristijan Mickoski.  Është e qartë që Hristijan Mickoski është marionetë, që mendon se po ruan vendin e Gruevskit. Dënimi më i madh për Gruevskin është ai i popullit, dhe tani në zgjedhje, fati i njejtë e pret edhe marionetën e tij, Mickoskin. Gruevski mund të fillojë memoaret, por të njëjtat do t’i përfundojë në burg. Do të kthehet dhe do të vuaj dënimin  sipas standardeve të vendit demokratik dhe anëtar në NATO”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button