fbpx

Qeveria do të paguajë borxhin e Bodrumeve private të verës prej 1,5 milionë euro

Me këtë vendim të qeverisë nga buxheti i shtetit do të paguhen 1.5 milionë euro, ndërsa do të përfshijë të gjithë kultivuesit e vreshtave të cilët në periudhën prej vitit 2014 deri 2016 ua kanë dorëzuar rrushin  bodrumeve të verës “Povardarie dhe “Stefans vinarija” dhe s’kanë marrë të holla ; – Ministri Ljupço Nikollovski dhe kryetari i komunës Mitko Jançev në takimin me vreshtarët.

Qeveria do të paguajë borxhin që bodrumet e venës “Povardarie dhe “Stefans vinarija” e kanë ndaj vreshtarëve, tha sot Ministri i bujqësisë Lupço Nikollovski pas takimit me vreshtarët në Kavadar. Me këtë vendim të qeverisë, nga buxheti i shtetit, do të paguhen mbi 1.5 milion euro. Do të mbulohen të gjithë vreshtarët, të cilët në periudhën 2014 – 2016 e kanë dorëzuar rrushin në bodrumet e verës, të cilat asokohe kanë qenë të regjistruar në regjistrin e Ministrisë së bujqësisë, ndërsa s’kanë marrë para për rrushin e dorëzuar, transmeton Sdk.mk.

“Ka mundësi ligjore dhe me Kryeministrin u dakorduam që të enjten në një seancë të veçantë të qeverisë të bëhet ndryshimi i Programit dhe Direktivës për pagesat direkte për vitin 2019, me të cilat do të krijohen kushte për të paguar paratë. Menjëherë pasi  Inspektorati dhe Agjencia për pagesa të bëjnë evidentimin, vreshtarëve do t’u paguhen mbi 1.5 milionë euro. Ky është shembull i mirëfilltë i kujdesit të shtetit për qytetarët dhe kthimin e parave të qytetarët”, tha ministri Nikollovski.

Kryetari i Kavadart Mitko Jançev i cili, së bashku me ministrin e Nikollovski,ishte në takim tha se vreshtarët kanë qenë të zemëruar për shkak të borxheve të papaguara më shumë se katër vjet.

“Është mirë që kjo do të zgjidhet në një kohë kaq të shpejtë, që për mua është krenari. Të gjithë ata që morën pjesë në këtë proces punuan shumë sikur po punonin për paratë e tyre, që të mund të kompensohen vreshtarët. Është mirë kur të gjithë jemi të lumtur “, tha kryetari Jançev.

Kryeministri Zoran Zaev nga tribuna e djeshme në Ohër njoftoi anulimin e borxheve të vjetërsuara të energjisë elektrike për 200.000 familje ndaj EVN-së në shumë totale prej 110 milionë euro.

“Ka gatishmëri nga Qeveria, ELEM dhe EVN për të shlyer borxhet për energji elektrike në shumë prej 110 milionë euro të 200.000 qytetarëve dhe familjeve. E shqyrtuam situatën me borxhet e vjetra të energjisë elektrike deri në vitin 2006 për 200.000 familje dhe qytetarë, të cilët janë bllokuar në labirintet e përmbaruesve dhe llogarive të bllokuara. Vullneti i Qeverisë për t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme është shënuar, është konfirmuar nga ELEM si partner në prodhimin e energjisë elektrike, ndërsa është konfirmuar edhe vullneti i EVN-së si kompani private. Qëllimi është ta shlyejmë borxhin e qytetarëve prej 110 milionë euro. Këto janë shuma të mëdha parash dhe do të jetë lehtësim i madh për qytetarët. Të gjitha masat që po i zbatojmë kanë për qëllim që në çdo mënyrë të injektojmë para te qytetarët”, deklaroi Zaev në Ohër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button