Bruno Alves rinovoi kontratën me Parma-n

Mbrojtësi portugez Bruno Alves në moshën 37 vjeçare vazhdoi bashkëpunimin me ekipin e ligës së parë italiane, Parma. Kështu, Alves fanellën “verdhë e kaltër” të klubit do të veshë deri në verën e vitit 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pranë përfundimit të afatit kalimtar të janarit mediat italiane kanë shkruar se Alves do të huazohet te Juventusi, i cili planifikonte forcimin e linjës mbrojtëse për shkak të numrit të madh të mbrojtësve të lënduar dhe largimit të Medhi Benatia te klubi i Katarit Al-Duhali.

Megjithatë, mbrëmë erdhi konfirmimi zyrtar nga Parma se mbrojtësi i shkëlqyer e vazhdoi kontratën deri në vitin 2020.

“Falënderoj Parma-n që ka besim tek unë. Këtu ndjehem si në shtëpi dhe jam i lumtur që jam pjesë e kësaj familje. Jam krenar për gjithçka që ka bërë skuadra jonë këtë sezon, stafit i klubit dhe menaxhmenti. Do të jap më të mirën për këtë klub dhe ngjyrat e tij”, tha Alves për faqen zyrtare të klubit.

Alves filloi karrierën e tij në Porto ndërsa ka luajtur edhe për Farense, Vitoria Guimaraes, AEK-un e Athinës, Zenit St Petersburg, Fenerbahçe, Cagliari dhe Glasgow Rangers nga e cila verën e vitit të kaluar arriti në Parma. Për përfaqësuesen e Portugalisë, me të cilën në vitin 2016 fitoi titullin e kampionit evropian, luajti 96 ndeshje dhe shënoi 11 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button