fbpx

USHT në shtator organizon Seminar Ndërkombëtar të Albanologjisë

Hapja solemne e Seminarit të gjashtë të Albanologjisë do të bëhet më 20 shtator në amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së, në Tetovë, kurse punimet e tij do t’i zhvillojë  prej 20 deri më 23 shtator në hapësirat e studimeve të disperzuara të USHT-së, në Shkup.

Tema bosht e konferencës shkencore të jetë: “Çështja shqiptare para dhe pas shpalljes së Pavarësisë” duke pasur parasysh që këtë vit dhe festohet 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. 

“Ky aktivitet shkencor, për studiuesit shqiptarë dhe të huaj ka për synim studimin dhe promovimin e  vlerave kombëtare, dhe në këtë mënyrë, Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë, po  shndërrohet në promotor të kërkimit shkencor dhe një model i bashkëpunimit të mirëfilltë mes misionarëve të historiografisë, krijimtarisë artistike, gjuhësisë, shkencës dhe kulturës sonë”, tha në mes tjerash Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti.

Seminari do t’i zhvillojë  punimet në katër sesione shkencore, atë të gjuhësisë, letërsisë, historisë dhe etnokulturës.

“Bashkërisht arritëm që seminari i këtij viti, të financohet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë. Dhe me këtë rast, ju apeloj të konkurroni me projekte të tjera, më konkretisht me projektin për financimin e materialeve shkencore, apo akteve të  Seminarit të Albanologjisë. Ministria e Kulturës e RM, mbetet e hapur për financimin e projekteve të ndryshme  të kulturës shqiptare në përgjithësi. Ne si ministri, do të angazhohemi që nga viti i ardhshëm, ky seminar të hyjë në projektet vjetore për financim të përhershëm, nga mjetet buxhetore të ministrisë tonë”, tha sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës  Muzafer Bislimi.  /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close