Gjermania kundërshton raketat e reja në Evropë

Gjermania tha se është kundër vendosjes së raketave të reja bërthamore me rreze të mesme në Evropë pasi SHBA dhe Rusia njoftuan tërheqjen e tyre nga traktati i rëndësishëm i armëve bërthamore, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Vendosja e raketave bërthamore me rreze të mesme në Evropë tani do të ishte një reagim i gabuar. Nuk mund të shuajmë zjarrin duke i hedhur benzinë zjarrit”, tha ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas në një intervistë për “Funke Media Group”.

Maas tha se Gjermania planifikon që muajin e ardhshëm të organizojë një konferencë ndërkombëtare për çarmatim në Berlin, e cila do të përqendrohet në sistemet e reja të avancuara të armëve.

“Ne kemi nevojë për rregulla të reja për teknologjitë e reja”, tha ai, duke iu referuar raketave të avancuara, sistemeve të armëve autonome, armëve kibernetike dhe robotëve vrasës.

SHBA-të akuzuan Rusinë për shkeljen e Traktatit të Armëve Bërthamore me Rreze të Mesme (INF) ndërsa të premten njoftuan tërheqjen nga pakti, i cili mund të hyjë në fuqi më 2 gusht.

Sot, në një përgjigje simetrike edhe presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se Rusia pezullon detyrimet e marrëveshjes INF.

Traktati është parë gjerësisht si një gurthemel i sigurisë evropiane në epokën e pas Luftës së Ftohtë.

Traktati u nënshkrua në vitin 1987 ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë. Traktati i INF-së i ndalonte të dy vendet të zotëronin dhe të testonin lançimin e raketave me distancë prej 500 deri në 5.500 kilometra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button