“5 në 12”: Fëmijët në përkujdesje pësojnë abuzime dhe tortura

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale

Iniciativa qytetare “5 në 12”, e cila i përfaqëson të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta, kërkon që një komision i pavarur i ekspertëve që të bëjë rivlerësim të gjendjes psikofizike të fëmijëve pa prindër që janë nën përkujdesje të familjeve ose të shtëpive për grupe, transmeton slobodenpecat.mk. 

Ata besojnë se procesi i deinstitucionalizimit filloi në mënyrë të papërshtatshme dhe se shumë familje, edhe pse kanë PRIDE-certifikatë për përkujdesje/adoptim të fëmijëve, nuk i kanë kushtet e nevojshme dhe që fëmijët, sipas tyre, pësojnë abuzim psikik, tortura fizike dhe eksploatohen për punë.

– Ata fëmijë janë në brendi të Maqedonisë dhe nuk dihet se ku janë vendosur, sepse s’kemi regjistër se ku gjenden fëmijët pa prindër, ndërsda s’kemi as regjistër të jetimëve më të vjetër se 18 vjeç, vallë janë punësuar, ose janë raste sociale, tha Suaret Alishan, edhe vetë një person që është person i rritur pa prindër dhe me pengesë.

Ata kërkojnë që komision i pavarur, i cili që do të shqyrtojë gjendjen psikofizike të fëmijëve dhe kushtet në të cilat janë vendosur, të përbëhet nga përfaqësues i Avokatit të Popullit, shoqërisë civile, punonjës social, psikolog, pedagog dhe defektolog.

Për të gjithë fëmijët e vendosur qoftë në shtëpi grupore apo familjeve të bëhet ri-vlerësimi i gjendjes së tyre psikofizike, sepse fëmijët vuajnë, jetojnë dhe rriten me trauma, theksoi Alishan, para Ministrisë së punës dhe politikës sociale nga e cila kërkojnë që kërkesa e tyre të pranohet, ndërsa dje kanë parashtruar edhe ankesë te Avokati i Popullit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale prej ku rreptësishtë i demantojnë të pavërtetat të cilat po I përhap iniciativa “ 5 në 12”. Me përgjegjësi të madhe vërtetojmë se nuk ka informacione për keqtrajtim të fëmijëve në grupe të vogla nëpër shtëpitë e kujdesit dhe familjet kujdestare. Po ashtu Ministria deri në këto momente nuk ka marrë asnjë vërejtje me shkrim nga ana e iniciativës “5 në 12” në lidhje me keqtrajtimin e fëmijëve, thuhet në reagimin nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale.

Nga kjo ministri u bëjnë thirrje të gjithë atyre që kanë dijeni dhe dëshmi për raste të tilla, të drejtohen me shkrim deri tek institucionet kompetente, në të kundërtën do të llogariten si bashkëveprimtar në të njëjtat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button