Personat e dënuar do të kryejnë punë të dobishme në ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit

Kryetari Petre Shilegov dhe drejtori i Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve, Jovica Stojanoviq nënshkruan memorandum për kryerje të punëve të dobishme, nga persona të dënuar, në ndërmarrjet publike “Parqe dhe gjelbërim”, “Rrugë dhe rrugica”, “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, “Higjiena komunale” dhe ” Parku i Qytetit “, si dhe në kopshtin zoologjik, njofton Sdk.mk.

Personat e dënuar për vepra më të lehta do të punojnë në ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit. Kryetari Peter Shilegov dhe drejtori i Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve, Jovica Stojanoviq nënshkruan memorandum për kryerje të punëve të dobishme, nga këto persona, në ndërmarrjet publike “Parqe dhe gjelbërim”, “Rrugë dhe rrugica”, “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, “Higjiena komunale” dhe ” Parku i Qytetit “, si dhe në Kopshtin zoologjik.

“Autorët e veprave më të lehta penale, për të cilat parashihet dënim me burg deri në 3 vjet ose me gjobë, do të përfitojnë një shans të dytë që do të rezultojë me reduktim të të burgosurve. Shkupi do të ofrojë mbikëqyrje mbi përmbushjen e detyrimeve të ekzekutimit të masës punë e dobishme në komunitet nga nëpunës i autorizuar i probacionit (lirim me kusht) nga zyra lokale për probacion dhe Sektori për probacion në nivel qendror të Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve. Besoj se me këtë qyteti drejtpërdrejt do t’iu del në ndihmë këtyre bashkë-qytetarëve tanë në drejtim të mbrojtjes së plotë të të drejtave të njeriut në përputhje me standardet ndërkombëtare në trajtim të të burgosurve “, tha Shilegov.

Drejtori i Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve, Jovica Stojanoviq, tha se ky akt është shumë i rëndësishëm për ringjalljen e shërbimit të probacionit në vendin tonë. Obligimet e personit të dënuar gjatë kryerjes së punës së dobishme në komunitet do të jenë në përputhje me plan-programin individual të përgatitur nga Shërbimi i probacionit. Gjatë kësaj do të respektohet personaliteti dhe dinjiteti i të burgosurve, ndërsa do të merren të gjitha masat për mbrojtje në punë, në përputhje me rregullat e përgjithshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button