Fashizmi promovohet në Maqedoni

Qendra për liri CIVIL akuzon shpalljen e përkujtimit të përvjetorit të vdekjes në Rudolf Hes në gazetat e përditshme Dnevnik dhe Vest. Siç shprehen ata, gjëma më e madhe në historinë e njerëzimit, fashizmi, ka përkrahësit e vet në Maqedoni, të cilët si askund tjetër në botë fituan mundësinë që ideologjinë e tyre të sëmurë dhe të lemerishme ta promovojnë në mediumet publike në Republikën e Maqedonisë.

Shpallja e përkujtimit për përvjetorin e vdekjes së Rudolf Hesit në të përditshmet Dnevnik dhe Vest (pjesë të grupacionit medial MPM) paraqet presedencë të paparë në historinë e re botërore. Nuk besojmë se kudo në botë do të mund të publikohej një shpallje e këtillë.
Jemi të tmerruar nga madhërimi i njërës prej figurave më të errëta në historinë e njerëzimit, dorës së djathtë të Hitlerit, kriminelit Rudolf Hes.

Për ne është e qartë: për një publikim të këtillë personat përgjegjës duhet të shkojnë në burg. Kërkojmë hetime urgjente dhe ndëshkim të autorëve dhe personave përgjegjës për publikimin e këtij promovimi të neveritshëm të fashizmit, thonë nga Qendra për liri CIVIL ./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button