Pas Shteteve të Bashkuara, edhe Rusia tërhiqet nga Traktati për Armët Bërthamore

Kremlini ka njoftuar se Rusia është tërhequr nga Traktati për Armët Bërthamore, i cili ishte arritur pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Vendimi i Rusisë erdhi vetëm një ditë pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga e njëjta marrëveshje.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se vendi i tij do të ndërtojë raketa të reja. Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Rusinë për shkelje të rregullave të traktatit dhe për këtë arsye është tërhequr nga kjo marrëveshje. I nënshkruar në vitin 1987, traktati ia ndalonte të dyja shteteve që të përdorin raketa me rreze të mesme veprimi.

“Partnerët tanë amerikanë njoftuan se janë tërhequr nga traktati dhe nga ky traktat po tërhiqemi edhe ne. Të gjitha propozimet tona për këtë çështje mbesin mbi tavolinë dhe dyert për bisedime janë të hapura”, tha presidenti rus.

Në anën tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se të gjithë aleatët evropianë pajtohen me Shtetet e Bashkuara sepse Rusia e ka shkelur traktatin për një kohë të gjatë. Sipas tij, Rusia po vazhdon t’i zhvillojë raketat bërthamore, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button