Serbi: Shfaqet inçizimi ku vetura e drejtorit e godet veturën para tij në ndalesën metalike në pikëpagesën rrugore(VIDEO)

Policia serbe sot ka arrestuar shoferin e drejtorit të Korridorit të Serbisë, Zoran Babiq, D.S (35) për një shkelje serioze të sigurisë në komunikacion, njofton Republika.mk.

Në një aksident trafiku të rëndë në Doljevac pranë Leskovacit, Stanika Gligorijeviç, 52 vjeç, nga fshati Debelica, ndërroi jetë dhe katër të tjerë u plagosën, përfshirë Zoran Babiqin.

Shoferi i tij është i dyshuar për shkaktimin e aksidentit.

Nga inçizimi që u shfaq në media shihen dy automjete që qëndrojnë në ndalesën metalike në pikëpagesën rrugore. Tmerri ka ndodhur në të qindtën e sekondës. Vetura e Zoran Babiçit i shtyp makinat para tij, dhe në njërën prej tyre ishte edhe gruaja që vdiq në vend. Makina e Babiqit godet një Opel Astra, e cila e shtyu Pasatin para tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button