Komisioni kuvendor e “dërgoi” Dimovskin në paraburgim

15.40.- Komisioni për çështje të imunitetit dhe mandatit me 5 vota për, 4 kundër dhe asnjë të përmbajtur e votoi marrjen e imunitetit të deputetit Ljupço Dimovski, pas kërkesës së Gjykatës Themelore Shkup 1, përcjell Portalb.mk.

Udhëheqësi I komisionit Pavle Bogoevski do ta dorëzojë vendimin deri tek kryetari I Kuvendit Talat Xhaferi, I cili në ditët në vazhdim do të duhet të caktojë seancë parlamentare në të cilën deputetët do të votojnë vendimin e komisionit.

********************************************

 

Ish funksionarit të Ministrisë së Bujqësisë së Maqedonisë, Lupço Dimovski pjesë e të dyshuarve për keqpërdorime në Ministrinë e Bujqësisë, nuk i është parashtruar masë e kujdesit dhe paraburgimit, pasi që i njëjti është mbrojtur nga imuniteti i funksionit aktual prej deputeti, transmeton Portalb.mk.

Për marrje të imunitetit të të njëjtit, sot, e shtunë, Komisioni për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit të Kuvendit të Maqedonisë ka caktuar seancë për në ora 11:00.

Bashkë me Lupço Dimovskin, të dyshuar se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në Ministrinë e Bujqësisë dhe kanë dëmtuar buxhetin shtetëror në vlerë prej 1.5 milionë euro, janë edhe ish ministrin e Bujqësisë, Mihaill Cvetkov dhe ish zëvendësministrin e Bujqësisë, Hristijan Dellev (në paraburgim 30-ditor) dhe ish njeriu i parë i Bujqësisë, Aco Spasenoski (në arrest shtëpiak)

Kontestohen 584 tenderë për marrje në qira të tokave bujqësore në lokacione të ndryshme të Maqedonisë.

LEXO: MPB: Ja si e kanë dëmtuar buxhetin e Maqedonisë për 14 milionë euro ish ministrat e Bujqësisë
LEXO: Akuza kundër ish ministrave të Bujqësisë, ASH: të hetohen edhe zyrtarët e BDI-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button