Qytetarët paralajmërojnë radikalizim të protestave nëse nuk ndërmerren masa për ajrin e ndotur

Qytetarë të shumët sot u mblodhën para Kuvendit të Republikës të Maqedonisë për të protestuar kundër ajrit të ndotur. Kjo është protesta e dytë e organizuar nga iniciativa qytetare “Shoqëri kancerogjene”. Njëri nga organizatorët Kristijan Uzunov, tha se nëse nuk caktohet mbledhje urgjente e Qeverisë dhe nuk shfrytëzohen të gjitha mjetet në dispozicion për tu përballur me problemin me ndotjen e ajrit, ata janë të gatshëm të ndërmarrin masa të tjera, transmeton slobodenpecat.mk, përcjell Portalb.mk.

“Nëse nuk na marrin me seriozitet do të duhet t’i radikalizojmë protestat, për hapat e ardhshëm do të konsultohemi shtesë, por e përkrahim iniciativën në afat prej 15 ditëve, nëse nuk ka ndonjë lëvizje me këtë gjendje, do të japim përkrahje totale edhe për bllokim. A do të jetë Qyteti i Shkupit apo vendet kyçe të qytetit, dicka do të mendojmë, por do të duhet të veprohet në mënyrë ndryshe që të na marrin me seriozitet”, deklaroi Uzunov.

Përndryshe, me maska në gojë dhe pankarte në duar edhe të shtunën e kaluar u shprehën të revoltuar për ndotjen e ajrit në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button