Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence: T’i jepet fund qeverisjes së Maduros në Venezuelë

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence, është duke punuar që të rritet presioni mbi Presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro.

Ai në një tubim këtë të premte ka thënë se koha për dialog ka mbaruar dhe se të gjitha opsionet janë të tavolinë për zëvendësimin e qeverisjes së Marudo, shkruan AlJazeera, transmeton Klan Kosova.

“Kjo është kohë dialogu. Është koha për të vepruar”, ka thënë Pence.

“Është koha që t’i jepet fund diktaturës së Maduros një herë e përgjithmonë”.

SHBA ka njohur liderin opozitar, Juan Guaido si president të përkohshëm të Venezuelës dhe që ka ftuar edhe shtetet tjera të veprojnë njësoj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button