Lideri i ASH-së, Sela: Jemi duke i shqyrtuar disa emra për kandidatë presidencialë(VIDEO)

Në debatin e Kryesisë Qendrore të partisë shqiptare opozitare, Aleanca për Shqiptarët (ASH) janë duke u shqyrtuar disa emra për kandidatë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, njoftoi lideri i ASH-së, Ziadin Sela, transmeton Portalb.mk.

“Po i shqyrtojmë të gjitha opsionet. Ne nuk kemi nevojë të bëjmë garë që të dalim menjëherë me emra, në shqyrtim kemi disa emra të cilat do të diskutohen në Kryesinë Qendrore”, tha Sela.

Ai nuk deshi të bëjë të ditur emra, pasi që tha debati është duke rrjedhë. Përveç zgjedhjeve presidenciale, ASH-ja është duke diskutuar edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Diskutuam për zgjedhjet presidenciale dhe debat rreth kërkesës për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ky debat ka nis, dhe natyrisht jemi në rrjedhë e sipër”, tha Sela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button