Protesta në “Drislla”, u kërkua që të dëshmohet se a importohen mbeturina nga shtetet tjera (FOTO)

Organizatorët e protestës “Lëvizja për ajër të pastër”, sot kanë bllokuar hyrjen drejt deponisë “Drislla”, si paralajmërim i institucioneve kompetente duke kërkuar përgjigje për pyetjet: Çfarë digjet në furrat e Drisllës, çfarë deponie grumbullohet, cili është trajtimi i kësaj deponie, a respektohet legjislatura dhe rregulloret e Bashkimit Evropian dhe a importohen mbetura nga shtete tjera?, njofton Portalb.mk.

Protestuesit kanë kërkuar ndryshim të Rregullores për zbatim të kontrollit inspektues dhe i njëjti të përputhet me normativën e BE-së për emision të dioksinave, formaldehide dhe furane.

U kërkua  edhe anulim të marrëveshjes së me ndërmarrjen “FCL Ambiente”, për shkak të mospërmbushjes së kushteve të marrëveshjes për “Drisllën”.

Eksperti i filtrave, Toni Nikushevski ka deklaruar se Drislla është njëra nga pikat më kritike në Shkup.

“Problemi më i madh është se mbeturina më e rrezikshme përfundon në këtë deponi. “Drislla” nuk ka marrë akreditim nga Ministria për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor për deponim të kësaj mbeturine”, tha Nikushevski.

Nga ana tjetër, pjesëtari i shoqatës ekologjike “Eco Guerilla”, Arianit Xhaferi ka kërkuar nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ta ndryshojë ligjin për importim të mbeturinave.

“Kërkojmë nga Kryeministri Zaev dhe Qeveria urgjentisht të ndryshojë ligjin për importin e mbeturinave. Ndalimi i importit të mbeturinave do të ulte ndjeshëm nivelin e ndotjes, posaçërisht në Shkup. Dyshimet serioze për djegien e mbetjeve medicinale në deponinë Drislla pa standardet e duhura janë një nga shkaktarët e ndotjes së ajrit”, tha Xhaferi.

Drejtori ekzekutiv i “Drisllës”, Goran Angellov pas protestës ka deklaruar se deponia “Drislla” nuk është duke ndikuar në ndotjen e ajrit të Shkupit.

Ndryshe nga kjo, kohë më parë nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor informuan se tymi i zi që del nga oxhaqet e deponisë Drislla është për shkak të efektit të filtrit dhe se për është shkyçur derisa nuk bëhet ndërrimi i pjesës së dëmtuar.

Inspektorati vlerësoi se grimcat nga oxhaku i furrës medicinale në Drislla, kur ajo është në funksion, vazhdimisht kontrollohen dhe janë në kornizë të së lejuarës. Në një pjesë të opinionit, megjithatë, tanimë gjatë kohë spekulohet se djegia e mbeturinave medicinale dhe të mbeturinave tjera në deponinë Drislla po zhvillohet jashtë standardeve ekonologjike dhe se në këtë mënyrë kjo deponi kontribuon për ndotjen enorme të ajrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button