Mogerini pas bisedës me Thaçin: Të revokohet taksa, të fillojë sa më shpejtë dialogu

Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Federika Mogerini pas bisedës telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se taksa duhet të revokohet, që dialogu Kosovë – Serbi të fillojë sa më shpejtë, transmeton Portalb.mk.

“Fola me presidentin e RKS-së, Hashim Thaçi: Përsërita se taksa duhet të revokohet, kështu që dialogu të rifillojë sa më shpejtë që është e mundur. Është i rëndësishëm normalizimi i marrëdhënieve për Kosovën, Serbinë, Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian. Nuk ka kohë për të humbur”, shkroi në rrjetin social “Tuiter”, Mogerini.

Nga ana tjetër, presidenti Thaçi ka theksuar se pavarësisht se duket e padrejtë, Kosova duhet të tregohet pragmatike ndaj kërkesës së BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button