Kosovë, Thaçi pas bisedës me Mogerinin: Megjithëse e padrejtë, duhet të jemi pragmatikë ndaj BE-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar bisedë telefonike me përfaqësuesen e Lartë të Politikës të Bashkimit Evropian (BE), Federika Mogerini.

Thaçi ka bërë të ditur në facebook se Mogherinit i ka shprehur shqetësimin për kushtëzimet e paarsyeshme të Serbisë të cilat po e pamundësojnë vazhdimin e dialogut, por pavarësisht kësaj, Kosova duhet të tregohet pragmatike ndaj kërkesave të Bashkimit Evropian “që të vazhdojë dialogu”, përcjell Portalb.mk.

“Dialogu ekzistues për normalizim i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian vërtet është zgjatur shumë, por tani kemi një momentum që nuk duhet humbur për ta përfunduar. Dialogu gjithmonë ka qenë i pakushtëzuar nga cilado palë. Ky ka qenë dhe duhet të mbetet ende parimi udhëheqës. Prandaj, është krejtësisht e papranueshme që Serbia e ka kushtëzuar vazhdimin e tij, duke përdorur si pretekst vendosjen e taksës ndaj produkteve të saj. Pikërisht për t’u ankuar kundër kësaj qasjeje destruktive të Serbisë, sot bisedova përmes telefonit me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini. Me këtë rast shpreha shqetësimin tonë për kushtëzimet e paarsyeshme të Serbisë, të cilat pamundësojnë vazhdimin e dialogut. Prandaj, pavarësisht se mund të duket e padrejtë, ne duhet të tregohemi sërish pragmatikë dhe t’i respektojmë këshillat e BE-së dhe të SHBA-së. Qëndrimi i BE-së dhe SHBA-së është i qartë dhe nuk lë vend për interpretime të lira. Duhet ta heqim menjëherë pretekstin që po e shfrytëzon Serbia për bllokimin e dialogut. Ky veprim demonstron përkushtimin tonë për marrëveshje paqësore dhe për më tepër, ruan dhe forcon aleancën tonë me BE-në, NATO-n dhe në mënyrë të veçantë me SHBA-në”, shkruan Thaçi.

Nga ana tjerët përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme e BE-së, Federika Mogerini ka kërkuar që të revokohet tarifa prej 100 për qind që Kosova ia ka vendosë Serbisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button