Katari bëhet kampion i Kupës Aziatike në futboll

Katari ka arritur të bëhet kampion i Kupës Aziatike në futboll, pasi në finale mposhti Japoninë me rezultatin 1:3, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjen që u zhvullua në stadiumin “Zayed Sports City” në Abu Dhabi, Katari kaloi në epërsi që në minutën e 12-të me golin e Almoez Ali, ndërsa në minutën e 27-të Abdulaziz Hatem shënoi golin e dytë për Katarin.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin 0:2 në favor të Katarit, ndërsa në minutën e 69-të Takumi Minamino shënoi golin e parë dhe të vetëm për Japoninë.

Në minutën e 82-të Akram Afif nga penaltia shënoi golin e fundit, duke mbyllur këtë ndeshje me rezultatin 1:3 në favor të Katarit.

Pasi mposhti Japoninë, Katari arriti të bëhet kampion i Kupës Aziatike, megjithëse kjo ndeshje për reprezentacionin e Katarit ishte finalja e parë në Kupën Aziatike.

Japonia edhe më tej është reprezentacioni më i suksesshëm në Kupën Aziatike me katër tituj, duke u pasuar nga Irani dhe Arabia Saudite, të dyja me nga tre tituj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button