fbpx

“Sërbija danas” i ka ngatërruar sahanët me pagën e Gruevskit

Ueb-faqja informative serbe “Sërbija danas” pardje në mbrëmje për lajmin për anulimin e pagës së deputetit dhe beneficionet tjera si deputet të ish kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski ka vënë titull që është shpifës dhe nuk i pasqyron faktet, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Përkatësisht, duke shkruar “ZAEV RRËMBEN PARATË ME FORCË: Me këtë lëcvizje Maqedonia e futi dorën në portofolin e ish kryeministrit Gruevski”, faqja informative e akuzoi kryeministrin Zoran Zaev, dhe Maqedoninë në përgjithësi, se kanë vjedhur para që i takojnë Gruevskit.

Por, në tekstin më poshtë të “Sërbija danas” nuk ka asnjë arsyetim për këto pohime  shpifëse, por ashtu zbehtë transmetohet lajmi nga AIM se Kuvendi maqedonas ka votuar ligj me të cilin anulohet paga dhe të gjitha favorizimet tjera të deputetëve që janë të gjykuar me dënim me burg më të gjatë se gjashtë muaj. Sajti informativ transmeton edhe atë se cili është dënimi me burg është i Gruevskit – dhe aq!

Faktet janë të qarta – kryeministri maqedonas Zoran Zaev fare nuk është i i përfshirë, por Kuvendi votoi ligj me të cilin kursehen para të qytetarëve, duke u ndalur pagën deputetëve të cilët janë të gjykuar me dënim me burg prej së paku gjashtë muaj, që në anën tjetër kumtohet për kundërvajtje jo të imëta, por për forma më serioze të krimit. Prandaj edhe hapi i Kuvendit është i justifikuar – ua merr mundësinë atyre të cilët e kanë shkelur ligjin edhe më tutje të fitojnë para që u përkasin qytetarëve.

Donë të thotë, e vetmja gjë e saktë nga titulli është ajo se Maqedonia, nëpërmjet përfaqësuesve të popullit – deputetët, ka anuluar pagën e personit të gjykuar që u arratis nga vendi për të mos shkuar në burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button