Procesi gjyqësor për pronësinë e Lëvizjes BESA është kthyer në rigjykim

Procesi gjyqësor për atë se kujt i takon Lëvizja Besa do të nisë nga fillimi. Gjykata Apelit ka pranuar ankesën e krahut të Afrim Gashit duke hedhur poshtë kështu vendimin e shkallës së parë në Gjykatën Shkupi II. Në dokumentin të cilin e ka siguruar televizioni Alsat rezulton se ankesat e Gashit për emrin e partisë dhe adresën në të cilën aktualisht ndodhet Besa e Kasamit pranohen.

Autenticitetin e dokumentit dhe vendimit e ka konfirmuar edhe vetë gjykatësi i lëndës Amir Abdullai. Në shpjegimin e Apelit thuhet se vendimi i cili njeh Lëvizjen Besa në Regjistrin Qendror dhe me adresë përballë Komunës së Çairit hidhet poshtë si i pabazë. Vendimi i marrë më 10 janar 2019 duhet nënshkruar nga trupi gjykues dhe të shpallet në sistemin AKMIS. Jo zyrtarisht, Alsat nga burime brenda Gjykatës Apelit mëson se kjo do të ndodhë në javën e ardhshme, kur edhe palët pritat ta pranojnë vendimin.

Të kontaktuar nga Portalb.mk, nga Lëvizja BESA me kryetar Bilall Kasamin nuk e komentojnë vendimin, por vetëm thonë se në lidhje me atë se kujt i takon partia ka vendim dhe nuk ka të vërtetë tjetër.

“Nuk ka kontest dy palesh as ka pasur. Lëvizja Besa është regjistruar përmes kongresit të parë të partisë që ka zgjedhur organet partiake dhe kryetarin Bilall Kasami. Kjo është e verifikuar në regjistrin e partive politike. Nuk ka të vërtetë tjetër”, thotë për Portalb.mk, Elmedin Memishi.

Nga krahu u Afrim Gashit paralajmëruan se do të dalin me kumtesë, pasi që të njofton zyrtarisht për vendimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button