Zaev: Ka zhvillim në bisedimet për faljen e borxheve të rrymës elektrike për 200.000 qytetarë

Kryeministri Zoran Zaev në tribunën “Ekonomi e fuqishme – mundësi për të gjithë” në Ohër, tha se Qeveria ka progres në bisedimet me EVN-në dhe ELEM-in për fshirjen e borxheve për rrymë elektrike deri në vitin 2006 për 200.000 qytetarë dhe familje të cilët janë të bllokuar në labirint me probleme nga përmbaruesit dhe llogaritë e bllokuara, njofton Portalb.mk.

“E shqyrtojmë mundësinë për borxhet e vjetra të rrymës elektrike deri në vitin 2006 për qytetarët dhe familjet të cilët janë të bllokuar në kësi labirinte të përmbaruesve dhe llogari të bllokuara. Këto ditë jemi në bisedime të thella, vullnetin sot lirshëm mund ta kumtoj, kur ta nënshkruajmë marrëveshjen në mënyrë formale-juridike do të njoftojmë. Por, vullneti i Qeverisë për marrjen e veprimeve të saja është e notuar, dhe konfirmuar nga ELEM si partner në prodhimin e energjisë, por edhe nga EVN si kompani private. Qëllimi është që të fshijmë borxhin e qytetarëve prej 110 milionë euro. Është shumë e madhe parash dhe do të jetë lehtësi i madh për qytetarët. Të gjitha masat të cilat i zbatojmë janë në drejtim që t’i kursejmë qytetarët”, porositi kryeministri Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button