Gjeneral-nënkoloneli i SHBA-së Kavoli: Jemi të vendosur ta vazhdojmë parnteritetin me Maqedoninë

Jemi të vendosur që ta vazhdojmë këtë partneritet të madh me Maqedoninë për sigurim të paqes në Ballkan dhe Evropë, kështu është deklaruar gjeneral-nënkoloneli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA) për Evropë, Kristofor Kavoli gjatë vizitës së tij që u realizua sot në Armatën e Republikës së Maqedonisë (ARM), transmeton Portalb.mk.

“Pjesëmarrja dhe realizimi i trajnimeve reale dhe të mundimshme me ushtritë partnere, krijon mundësi që ushtarët nga të dy shtetet ta rritin përgatitjen dhe operimin, dhe të ndeshen me shkathtësi dhe ide të reja. Jemi të vendosur që ta vazhdojmë këtë partneritet të madh, dhe bashkë jemi të vendosur dhe transparent në qëllimet tona në tejkalim të konflikteve dhe në ndihmesë në sigurimin e paqes në Evropë”, tha Kavoli.

Gjeneral-nënkolonelin Kavoli është takuar me ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmila Shekerinska, gjeneral-majorin Vasko Gjurçinovski dhe ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli.

Kavoli ka sqaruar se trajnimet e përbashkëta të pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë dhe SHBA-së mundësojnë që ushtarët të jenë më të përgatitur dhe më operativ.

Gjatë realizimit të takimeve të gjeneral-nënkolonelin Kavolit në të cilin morën pjesë edhe një pjesë e personit të ARM-së është njoftuar edhe me procesin e transformimit dhe planin e pajisjes së ARM-së dhe ushtrimeve të përbashkëta gjatë vitit 2019-të.

Është njoftuar gjithashtu se njëmijë pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë do të marrin pjesë në dhjetë trajnime ndërkombëtare të udhëhequra nga komanda e forcave të SHBA-së në Evropë.

Takimi Kaveli – Shekerinska – Gjurçinovski – Bejli

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button