Shefat e diplomacive evropiane u mblodhën në Bukuresht, u takuan me kolegët nga vendet-kandidate për BE

Shefat e diplomacive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Bukuresht po mbajnë takim jo-formal me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve kandidate për anëtarësim në Union. Takimi ka filluar dje, kur eurokomesari për zgjerim, Johanes Han, informoi se njëra nga temat e takimit të sotëm do të jetë kontrolli i rregullt i situatës në Ballkanin perëndimor, njofton Portalb.mk.

“Do ta festojmë atë që kemi arritur me të ardhshmen Maqedoninë e Veriut. Ajo, shpresoj do ta lëvizë dinamikën e ardhshme pozitive në rajon”, deklaroi Han.

Nikoqir i takimit është shefi i diplomacisë së Rumanisë, Teodor Maleshkanu, vendi i të cilit aktualisht është udhëheqës i Unionit, ndërkaq me takimin udhëheq përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini. Përpara fillimit të takimit, shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov tha se vendi është mundësi e mirë për sukses.

“Romania e ka marrë udhëheqësinë në kohë të sfidave, por dhe mundësive, ndërkaq më shumë do të isha i sinqertë dhe modest. Mendoj se Maqedonia është njëra prej mundësive më të mira për sukses, në kontekst të udhëheqësisë së Rumanisë dhe prioritetet e saj”, deklaroi Dimitrov.

Nga ana tjetër, analisti amerikan, Xhejms Perdju sot ka thënë se “diçka e jashtëzakonshme ka ndodhur në Ballkan”.

“Qeverinë e Athinës dhe Shkupit i kanë mbaruar obligimet e marra për ndryshimin e emrit të IRJM-së në Republikën e Maqedonisë së Veriyut, çështje e cila i ka ngarkuar të dy vendet me dekada”, thotë Perdju, njëri nga ndërmjetësuesit për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe ish zëvendës/sekretar i NATO-s.

Sipas tij, rëndësia e kësaj marrëveshje për Shkupin është shumë e qartë, ndërkaq Athina gjithashtu ka dobi nga ajo, pasi që tani ka fqinj stabil i cili është anëtar i familjes euro-atlantike, ka mundësi të mëdha për bashkëpunim mes vete, por veç kësaj Greqia mund të fitojë edhe merita të veçanta në BE si vend i cili ndihmon në stabilizimin dhe integrimin e rajonit në Evropë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button