Greqia e treta në listën e investuesve më të mëdhenj në Maqedoni (Infografik)

Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës a do të sjellë ringjallje të marrëdhënieve ekonomike mes Maqedonisë dhe Greqisë është pyetje që meriton kujdes, duke e pasur parasysh që biznesmenët nga dy vendet deri më tani disa herë kanë thënë se kontesti për emrin krijon pengesa për funksionim normal të lidhjeve ekonomike dhe nënshkrimin e marrëveshje për lehtësim të bashkëpunimit, njofton “Meta”, transmeton Portalb.mk.

Edhe përskaj mospajtueshmërive politike, të dhënat e Bankës Popullore për periudhën prej vitit 1997-2017 zbulojnë se në dy dekadat e fundit Greqia me investime prej 473 milionë euro është në vendin e tretë në listën e investitorëve më të mëdhenj në vend. E para në listë është Austria me investime prej 637 milionë euro, ndërkaq e dytë është Britania e Madhe me 531 milionë euro.

Në këtë periudhë në Maqedoni kanë hyrë gjithsej investime të huaja direkte 4.7 miliardë euro që do të thotë se Greqia ka marrë pjesë me 10.1% nga investimet e përgjithshme.

Vlerësohet se në vendin tonë punojnë rreth 300 kompani me kapital grek në tregti, industri të rëndë, të tekstilit, shërbimit, ndërkaq në mesin e investimeve më të mëdha është edhe blerja e “Stopanska Banka Shkup” nga Banka Nacionale e Greqisë, “Okta”, nga “Helenik Petroleum”, “Cementarnica Usje” nga “Titan”, “Kombinati i Mermerit” nga “Pavlidis Mermer Granit” dhe “Enerxhi Deleviri Solushn” nga “PPC”.

Nga ana tjetër, prej gjithsej 100 milionë eurove investime nga Maqedoni jashtë vendit në periudhën 1997-2017, përfshirë dhe vitin 2015 në Greqi janë plasuar 4.7 milionë euro. Prej atëherë e këndej vendi ynë ka bilanc negativ të investimeve në Greqi, gjegjësisht ka vetëm kthim të kapitalit dhe nuk ka investime të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button