Akuza kundër ish ministrave të Bujqësisë, ASH: të hetohen edhe zyrtarët e BDI-së

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me akuzat që ka ngritur Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion kundër ish ministrave dhe zv/ministrave të Bujqësisë dhe i inkurajojnë organet kompetente për punën e tyre, në zbardhjen e të vërtetës duke i hetuar deri në ish krerët e këtij dikasteri, por shprehin shqetësim se nuk ka asnjë akuzë kundër ish zyrtarëve të BDI-së njofton Portalb.mk.

“Shprehim shqetësimin tonë si subjekt politik që edhe kësaj radhe organet e hetuesisë, Prokurorisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, nuk kanë paraqitur ndonjë akuzë ndaj zyrtarëve të BDI-së që janë ose kanë qenë më parë zyrtar të lartë në Ministrinë e Bujqësisë, për keqpërdorimet e mundshme si dhe përfshirjen e tyre në afera korruptive në dyshimet për të njëjtën akuzë. Dyshimet tona flasin edhe për përfshirje të zyrtarëve të BDI-së në afera të ngjashme, korruptive sidomos në dhënien e tokës shtetërore, ku dyshohet që funksionar të BDI-së dhe njerëz të afër të tyre kanë marrë tokë shtetërore nëpërmjet Ministrisë së Bujqësisë”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Për të mos qenë drejtësia dhe ndëshkueshmëria selektive, thonë nga partia, ata ftojnë organet kompetente ta bëjnë punën e tyre sipas ligjit dhe pa përjashtuar asnjë nga ata që kanë abuzuar me pozitën e tyre shtetërore.

Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës parahetimore kundër katër personave për të cilët ekziston dyshim i bazuar se kanë kryer vepër penale “Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal i Maqedonisë. Jo-zyrtarisht bëhet fjalë për ish ministrat Aco Spasenovsi, Mihail Cvetkov dhe Lubço Dimovski dhe ish zv/ministrin Kristijan Delev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button