fbpx

Osmani nga Finlanda: Hapërojmë drejt rekomandimit dhe fillimit të negociatave me BE-në këtë vit

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i cili për vizitë pune ndodhet në Republikën e Finlandës, mbajti takim me ministrin për Çështje Evropiane, Samo Terho, ku u hapën temat lidhur me procesin e zgjerimit të Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe perspektivat euro- atlantike të Maqedonisë.

“Vij në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishëm për integrimet tona evropiane, menjëherë pas implementimit të suksesshëm të Marrëveshjes së Prespës, që paraqet kthesë historike jo vetëm për vendin tonë, por edhe për gjithë rajonin” theksoi Osmani në fillim të takimit. Ai potencoi se suksesi i Maqedonisë, t’i mbyll praktikisht të gjitha çështjet e hapura politike, dhe të hyjë si vend i vetëm i Ballkanit, pa asnjë çështje të hapur, paraqet sukses të idesë evropiane në Ballkan, që do të paraqet një shtytje edhe për vendet tjera në krijimin e besimit drejtë kësaj ideje. “Këtu gjithsesi mendoj për dialogun Prishtinë – Beograd, sukses që do të thotë integrimi i Ballkanit në përgjithësi në kuadër të strukturave euro- atlantike, që do të jetë hap i rëndësishëm në krijimin e një Evrope me të sigurt, më të qëndrueshme dhe presperuese” theksoi Osmani.

Duke e prezantuar dinamikën e  zbatimit të reformave të Planit 18, Osmani potencoi intencën e Qeverisë ti implementojë të gjitha detyrimet e marra, duke krijuar kushte për një rekomandim të pastër dhe të përsosur, nga ana e Komisionit Evropian, që do të na dërgojë deri në konfirmimin e vendimit për fillimin e negociatave nga ana e Këshillit të Evropës në qershor këtë vit.

“Ideja Evropiane e Ballkanit ka kuptim vetëm nëse i gjithë procesi merr valorizim të vërtetë përmes konfirmimit të vendimit dhe fillimit të negociatave me Maqedoninë nga ana e Këshillit të Evropës në qershor të këtij viti” theksoi Osmani, duke shprehur shpresën se në kuadër të kryesimit të Finlandës me BE-në, në gjysmën e dytë të këtij viti, Maqedonia dhe BE do ta realizojnë edhe seancën e parë ndërqeveritare, me të cilin edhe formalisht të fillojnë negociatat bilaterale.

Duke e pasur parasysh suksesin e aplikimit të dygjuhësisë në kuadër të administratës së Finlandës, ku krahas gjuhës finlandeze, në përgjithësi si përdorim zyrtar është edhe gjuha suedeze, Osmani kërkoi mbështetje në njohuri, shkëmbim të përvojave dhe mënyrë për implementimin në përputhje me nevojat e harmonizimit të administratës edhe në Maqedoni me Ligjin e ri për përdorimin e gjuhës shqipe.

Në kuadër të vizitës së Qeverisë së Finlandës, Osmani mbajti takim edhe me Nina Nurkala, Këshilltare speciale për Çështje Evropiane të Kryeministrit Juha Sipiljia, si dhe me delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kryesuar nga Sekretari Shtetëror, Samuli Virtanen. Në kuadër të vizitës në Finlandë, Osmani vizitoi edhe Kuvendin e Finlandës, ku mbajti takim edhe me delegacionin e Komisionit për Çështje Evropiane, udhëhequr nga kryesuesi Arton Satonen. Në margjinat e takimit, Osmani kishte mundësi të vizitoj edhe të ashtuquajturën “Qendra Evropiane e Exelencës” (European Centar of exellence), përkushtuar luftës kundër kërcënimeve bashkëkohore hibride, që punon nën ombrellën e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndërkaq gjendet në Helsinki.   

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button