Ambasadorët do t’i mbrojnë tezat fshehtë, Tufegxhiq: Do të deklarojnë informata të klasifikuara

Seanca e Komisionit për Politikë të Jashtme, në të cilën në rend dite janë mbrojtja e tezave të dhjetëra ambasadorëve të ardhshëm jashtë vendit, është e mbyllur për opinionin. Udhëheqësja e Komisionit është Ivana Tufegxhiq, ndërkaq pas hapjes së seancës ajo tha se për shkak se disa ambasadorë do të  deklarojnë informata të klasifikuara, sipas ligjit dhe rregullore, seanca do të jetë e mbyllur për opinion, njofton Portalb.mk.

Kjo është hera e parë që ambasadorët t’i mbrojnë tezat e tyre në mënyrë të fshehtë. Sipas praktikës së deritanishme, të njëjtat kanë qenë të hapura për opinionin.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Emil Dimitrev ka reaguar në lidhje me vonesën e seancës dhe caktimin urgjent, pasi që ajo sipas tij, është mosrespektim i mysafirëve, por edhe anëtarëve të komisionit.

Tezat duhet t’i mbrojnë, Igor Xhundev – ambasador në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, Goran Steevçevski në Hungari, Oliver Krliu në Madrid, Nenat Kovel në Vjenë, Abdulakdër Memedi në OAE, Suzana Zelenkovska në Slloveni, Ekrem Ebibi në Bosnje dhe Hercegovinë, Ramadan Azifi në Gjermani, Krum Efremov në Ukrainë dhe Mira Krajaçiq në Suedi.

Komisioni është caktuar nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, edhe pse kryetar i Komisonit është Antonijo Milloshoski, por Xhaferi e ka emëruar Tufegxhiqin për udhëheqëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button