Kotevski: S’do të lejojë thyerjen e shtizave politike mbi kokat e ushtarëve të ARM-së

Nuk do të lejojë thyerjen e shtizave politike mbi kokat e pjestarëve të ARM-së, porositi general-majori Goranço Kotevski në fjalimin e vet me rastin e 18 gushtit, Ditës së ARM-së.

“Do të shkojmë në arritje të reja, duke ndjekur interesat e shtetit dhe standardet e NATO-s. Si kryeshef i Shtatmadhorisë prej të gjithë pjestarëve të Armatës kërkoj mbështetje, profesionalizëm, disiplinë dhe përgjegjësi në punën. Kjo është mëse e nevojshme për realizimin e qëllimeve mbrojtëse. Ata që nuk mund t’i përmbushin këto kritere dhe vlera morale nuk e kanë vendin në armatën, për shkak të interesave partiake, deklaroi Kotevski.

Kjo porosi e kryeshefit të SHM-së vijon pas ngjarjes në Sllup[an ku ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi së bashku me edhe tre përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë dhe pesë oficerë të ARM-së u përkulën para përmendores së dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçan, në ditën e shënimit të 11 vjetorit të firmosje së Marrëveshjes kornizë të Ohrit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button