Maqedoni, Prokuroria Publike: Mos të shkatërrohen vaksinat me banderola të gabuara

Prokuroria Themelore Publike ka dhënë urdhër që vaksinat me banderola të gabuara të mos shkatërrohen dhe të ruhen në hapësirat e ndërmarrjes “Makedonijalek”, transmeton Portalb.mk.

“Vaksinat do të nënshkruhen dhe do të jenë të sigurta, kurse do të qëndrojnë në hapësirat e “Makedonijalek”, sepse atje ka kushte adekuate për ruajtjen e tyre. Hetimet e lëndës së hapur me procedurë “me të dëgjuar” vazhdojnë deri në verifikim të gjendjes faktike”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Problemi me vaksinat me banderola ta gabuara u aktualizua pasi që u dyshua se po jepen vaksina me afat të skaduar. Mirëpo, nga Ministria e Shëndetësisë vazhdojnë të këmbëngulin se vaksinat kanë pasur afat të përdorimit, por banderolat kanë qenë gabimisht.

Fundjavën që lam pas nga atje njoftuan se vaksinat janë larguar nga shtëpitë e shëndetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button