Maqedoni, për një javë janë sëmurë 643 persona nga gripi

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se gjatë javës së katërt të muajit janar, më saktë nga 21 janar deri më 27 janar 2019, në Maqedoni janë paraqitur 643 raste me simptoma me grip ose me sëmundje të ngjashme me gripin, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën prej 21.01 deri më 27.01 është konfirmuar rritje për 20.2 % në krahasim me një jave më parë. Numri i personave të paraqitur është më i ulët për 40.7% në krahasim me javën e katërt të sezonit të kaluar (n=1.085).

Aktiviteti i virusit të gripit është nën nivelin e sezonit, gjegjësisht ende nuk është arritur pragu për hyrje të sezonës së gripit.

Këtë javë, në laboratorin e viruseve të Institutit të Shëndetit Publik kanë arritur 19 materiale për testimin e gripit, nga të cilat 12 (63.2%) janë pozitive për praninë e virusit”, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik.

LEXO: Shkup, janë stërmbushur spitalet për shkak ndotjes së ajrit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button