Kryqi i Kuq ndihmon 100 familje skamnore në prag të Bajramit

100 pako me ushqim për familjet e rrezikuara që i përkasin fesë islame, janë ndarë sot, aktivitet ky me të cilin Kryqi i Kuq i Maqedonisë ka shënuar 19 Gushtin, Ditën botërore të punonjësve humanitarë dhe Festën e Fitër Bajramit. Pakot me ushqim janë siguruar nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë në bashkëpunim me KAM marketet në Shkup.

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini, i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski dhe sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Maqedonisë Sait Saiti kanë bërë ndarjen e pakove në fjalë.
“Edhe pse në trendin e jetës dinamike në të cilën jetojmë, secili e ka imperativ që të fitoj sa më shumë për vete, megjithatë  secili prej nesh e kemi për obligim të mendojmë për të tjerët dhe sidomos për ata që për shkak të rrethanave të ndryshme, nuk kanë mundësi të sigurojnë stabilitet social. Ne si ministri punojmë vazhdimisht në këtë drejtim, sepse kjo është pjesë e përgjegjësisë sonë ndaj shoqëri, por kësaj iniciative duhet ti bashkangjitet edhe sektori privat, kompanitë private, përmes ‘Kyqit të kuq’ dhe organizatave tjera humanitare duhet të kontribojnë për më të varfërit’ deklaroi ministri Saraçini.

“Selektimi është bërë në bazë të gjendjes pronësore, respektivisht për ata familje të cilat kanë më së paku të hyra, që gjenden në situatë më të rëndë. Selektimi është bërë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, dhe këto familje janë ato të cilat më së shpeshti trokasin në dyert tona dhe kërkojnë tu dalim në ndihmë” tha tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski.
Kjo pako simbolike, sjelli gëzim në shumë gjitha ato familje që ishin prezente ata, kjo vërehej edhe në fytyrat e tyre.

“Gjendjen e kemi shumë të rëndë, burri im ka vdekur, jetojmë me ndihmë sociale prej 2200 denarësh, dhe nuk mund t’ia dalim assesi. Kjo është hera e parë që po marrim ndihma të tilla” tha Fikrije Saliu.

“Kjo ndihmë që na vjen për festën e Bajramit sigurisht se na kënaq, unë jam pensionist, gruaja ime është e paralizuar ndërsa jetojmë me vetëm 4000 denarë ndihmë sociale, kurse jetojmë në fshatin Koliçan, në një shtëpi jemi 8 anëtarë” tha Shaban I./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button