Konservatorët kroat në sulm të abortit

Nga frika prej dënimit të shoqërisë dhe si pasojë në realizimin e të drejtave të veta në klinikat publike, gratë në Kroaci i priren kryerjes së abortit në qytetet dhe shtetet ku këtë mund ta bëjnë lirisht, nga ndonjë herë edhe ilegalisht por edhe në klinikat private.

“Klinikat për aborte” të rreme, nga të cilat grave u thonë të heqin dorë, gjinekologët e njëmendët që refuzojnë ti bëjnë dhe spitalet para të cilave besimtarët qëndrojnë dhe luten “për jetë”. Ato janë disa nga mënyrat joformale përmes të cilave në Kroaci bëhet luftë kundër të drejtave seksuale dhe riprodhuese të grave. Por, e ballafaquar me miratimin e Ligjit të ri për abort, Kroacia edhe në kuptimin juridik tregon se qëndrimet e saj dominuese politike shpesh herë janë rigide dhe janë në konflikt me parimet e të drejtave ë njeriut, posaçërisht me të drejtat njerëzore të grave.

Sipas Ligjit e masave shëndetësore për realizimin e të drejtave për vendimarrje të lirë për lindje të fëmijëve nga viti 1978, gratë në Kroaci munden legalisht të kërkojnë abort pa lejen e komisionit, nëse bëhet fjalë për shtatzëni e cila zgjat deri 10 javë nga dita e mbarsjes. Pas skadimit të asaj periudhe, ndërprerja e shtatzënisë mund të realizohet vetëm në institucionet e autorizuara shëndetësore, përkatësisht në “spitalet të cilat kanë njësi të organizuar për gjinekologji dhe lindje dhe në organizatat e tjera të punës së bashkuar të cilat për atë posaçërisht i ka autorizuar organi republikan kompetent për punët e sh[ndotësisë”, siç qëndron në Ligjin.

Pro-life shoqata “Lëvizja kroate për jetë dhe familje” në vitin 1991 Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë i ka parashtruar kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji. Gjykata Kushtetuese në mars të vitit 2017 e ka hedhur poshtë kërkesën e kësaj shoqate se ligji ekzistues të shpallet jo-kushtetues, por kërkoi nga Kuvendi i Kroacisë që në afat prej dy vitesh ligj i ri. Korniza juridike në fuqi aktualisht, si trashëgim ligjor i ish Jugosllavisë, së shpejti patjetër duhet të ndërrohet me dokument juridik kroat i cili do ta rregullonte të drejtën për abort.

Mediet theksojnë se ligji i ri nuk do ta ndalojë abortin, por, sipas rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese, në të do të duhej të përfshihet periudhë e domosdoshme për tu menduar dhe për edukim për vendimin e tillë “kështu që vendimi i shtatzënisë të jetë përjashtim“. Çmimet e shërbimeve të kryerjes së abortit mund edhe të rriten, ndërsa e drejta për parashtresë të vetëdijes mjekëve dhe personelit tjetër edhe më tej do të lihet si mundësi. Disa nga propozimet e konservatorëve katolik gjatë debatit për ligjin kanë qenë se për gratë që do të vendosin për abort si obligim të aplikohet konsultim me priftërinjtë. Miratimi i ligjit të ri, që duhej të kryhej deri në fund të shkurtit, do të prolongohet.

E drejta për abort nën sulm

Krahas me zgjidhjet e reja juridike, përpjekjet për opstrukcion të të drejtave për abort të sigurt dhe ligjor viteve të fundit në hapësirën publike të Kroacisë bëhen gjithnjë e më intensive dhe gjithnjë e – më kreative. Nëse i shtypni fjalët “abort” dhe “Kroaci” në Google, një nga rezultatet e para do të jetë “Klinikë për aborte“. Në shikim të parë, do të ju duket se ai është vend i cili e mundëson kryerjen e abortit por në realitet bëhet fjalë për ueb faqe propaganduese qëllimi i së cilës është që ti trembin gratë dhe ti dekurajojnë në intencën që të abortojnë.

“Klinika për aborte” si një nga pasojat e shumta të abortit e thekson alkoolizmin, përhapjen e varësisë nga pirja e duhanit, intenca vetëvrasëse, çrregullime në të ushqyerin, lënia pas dore ose abuzimi i fëmijëve, ndarja e çifteve dhe probleme të përhershme në lidhjet, gërvishtje në grykën e mitrës, komplikime në shtatzënitë e ardhshme, kanceri i gjirit, madje edhe vdekje. Autorët e përmbajtjeve në faqen gjithashtu theksojnë se “tek 30-50 përqind të grave që kanë abortuar paraqitet disfunksionimi seksual që zgjat një periudhë më të shkurtër ose më të gjatë, e cila fillon menjëherë pas abortit”, duke e cituar hulumtimin nga viti 1977. Gjykuar sipas linkut i cili nga faqja shpien në Facebook faqen e ProLife iniciativës kroate, projektin e përkrahin grupet konservatore që angazhohen për ndalim të abortit në Kroaci.

Fuqizimi i rrymave konservatore, me orientim katolik në Kroaci, ka filluar me rënien e komunizmit, ndërsa në rritjen e tyre ka qenë e përshtatshme përkrahja e liderëve nacionalist. Kisha në mënyrë gjithnjë e më të hapur ka filluar të ndikojë në krijimin e politikave publike në Kroaci, ndërsa numri i kroatëve që i përcjell qëndrimet e saj rritet për çdo ditë.

Ashtu, për shembull, doktorët kroat dhe punëtorët e tjerë mjekësor, sipas Ligjit për mjekësi dhe Ligjit për infermiere, kanë të drejtë për të a.q. “parashtresë të vetëdijes”, përkatësisht mund ta refuzojnë kryerjen e abortit nëse atyre atë nuk ua lejojnë bindjet e tyre etike, morale ose fetare. Shumica e doktorëve kroat të cilët refuzojnë të marrin pjesë në abortet vendosi ashtu për shkak se janë katolikë. Sipas shkrimeve të medieve kroate, të drejtën për thirrje në vetëdije e përdorin gjithnjë e më shpesh, me të cilën gjë grave ju ngushtohet qasja në shërbimet shëndetësore dhe në realizimin e të drejtave seksuale dhe riprodhuese. Në hulumtimet gazetareske nga prilli i vitit të kaluar, gazeta kroate “Novosti” publikuan se në Split, p.sh. është pothuajse e pamundur të kryhet abort në Qendrën e atjeshme Klinike.

Gazetaret e gazetës “Novosti” fillimisht si kinse paciente janë përpjekur që përmes telefonit të rezervojnë termin për aborte në spitalet publike në Split, Zagreb, Vinkovc dhe Pozhegë në të cilën kanë marrë përgjigje se atje nuk e bëjnë atë ndërhyrje. Kur kanë drejtuar shkrim zyrtar si gazetare duke kërkuar informacione për atë nëse kryerja e abortit është e mundur aty, kanë marrë përgjigje të ndryshme – se abortet në disa spitale prapëseprapë janë të mundura. Por qasshmëria e shërbimit shpesh herë vështirësohet me dhënie të informacioneve të pasakta dhe me kërkesë për heqje dorë nga aborti dhe me dhënie të informacioneve të pasakta, siç tregon hulumtimi i gazetës kroate “Novosti”.

Në rastin e paradokohshëm në Zagreb, të cilin e ka paraqitur një grua e re në Odën ekonomike të mjekësisë, doktoresha e cila punonte në barnatore i ka refuzuar të jep hapa kontraceptive duke u thirrur në të drejtën e vet të parashtresës së vetëdijes. Pacientja ka pasur recetë për hapat të cilat i janë përshkruar për shkak të gjakderdhjeve tejet të mëdha menstruale.

Nga viti 2014, grupet katolike mblidhen dy herë në vit në mënyrë të organizuar janë mbledhur para spitaleve kroate në të ashtuquajturat “rroje kundër abortit” në të cilat luten që gratë që dëshirojnë të bëjnë abort ta mos e bëjnë atë. Pro-life aktivistët kroat janë pjesë e lëvizjes globale “40 ditë për jetë”, iniciativa e lutjes për mbrojtje të nënave dhe të fëmijëve të palindur. Pa marrë parasysh që se ato e quajnë “paqebërës”, për një numër të madh të grave tubimet e tilla janë shqetësuese, këtë mendim e kanë organizatat feministe dhe partitë me orientim të majtë.

Në fillim të nëntorit të këtij viti përfundoi fushata vjeshtore e lëvizjes “40 ditë për jetë”, në të cilën në hapësirë prej 40 ditësh rreth 2.700 lutës ka qëndruar në 29 qytetet, sipas informacioneve nga faqet “40 ditë për jetë“. Si sukses më i madh i kompanisë theksohet se janë shpëtuar “dy jetë fëmijësh në Kroaci dhe më tepër se 400 jetë të shpëtuara në vendet e tjera.“

Burim: www.klinikazapobacaje.com

Çka sjell fushata kundër të drejtës për abort

Ish Jugosllavia të drejtën për abort e ka vendosur në kushtetutën e vet e ka vendosur në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar. Neni 191 i Kushtetutës së Republikës Socialiste federative të Jugosllavisë të vitit 1974 e ka definuar se është “e drejtë e njeriut që të vendos lirshëm për lindjen e fëmijëve“. Sipas të dhënave të Organizatës botërore shëndetësore, në Kroaci gjatë vitit 1980 janë bërë 701 aborte në 1.000 lindje.

Tre decenie e gjysmë më vonë, Kroacia ka një shkallë më të ulët të aborteve në Evropë. Rrjeti hulumtues gazetaresk (BIRN) thekson se raporti i evidentuar midis abortit dhe të lindjeve ka qenë 76 ndaj 1.000 gjatë vitit 2014, gjë e cila është shkalla më e ulët në rajon. Në raportin e BIRN-it të vitit 2016 theksohet se Shqipëria të njëjtin vit ka pasur 156:1.000, Mali i Zi 168:1.000, Sllovenia 196:1.000, Maqedonia 201:1.000, Serbia 259:1,000, Rumania 401:1.000 dhe Bullgaria 416:1.000.

Rënia globale e shkallës së abortit mund të sqarohet me nivelin e rritur të diturive për shëndetin seksual dhe riprodhues dhe për përdorimin e kontracepsionit, por në to, sipas mendimit të aktivisteve për të drejtat e grave, në mënyrë të konsiderueshme edhe fuqizimi i grupeve konservatore dhe e fushatës që ato e bëjnë në luftën kundër abortit.

Nga frika nga dënimi i shoqërisë dhe për shkak të pengesave në realizimin e të drejtave të veta në klinikat publike, gratë në Kroaci vendosin për kryerje të abortit në qytetet dhe shtetet ku atë mund ta bëjnë lirshëm, në ndonjë rast madje edhe ilegalisht ose në klinikat private. Mediet kroate kohëve të fundit shpesh herë raportojnë për abortet ilegale në institucionet që cilat nuk janë të licencuara për atë. Rreziqet shoqërore, ekonomike dhe shëndetësore e kufizimit të tillë të të drejtave të realizuara që moti janë të shumta.

Si të kundërshtohet goditja e konservatorëve në të drejtat e njeriut të grave

Aktivistët për të drejtat e njeriut përpiqen që ta kundërshtojnë goditjen e të drejtave të njeriut përmes protestave, online fushatave dhe ngritjes së vetëdijes për të drejtat e njeriut të grave, por duket se e kanë përkrahjen e një pjese të mirë të pushtetit.

Narrativi dominues patriarkal mund të mposhtet nëse gratë, të cilat në vitin 2018 kanë qenë 51,7 përqind, e kundërshtojnë. Shumica i grave në Kroaci prapëseprapë shpesh herë nuk janë të vetëdijshme për të drejtat dhe liritë e veta në Kroaci, për vendosjen për jetë e vet dhe për realizimin e zgjedhjeve të veta.

Atëherë kur kjo do të ndryshojë, gratë në Kroaci do të mund të marrin frymë lirshëm.

Shkrimi është marrë nga Respublica.edu.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button