fbpx

Maqedoni, Prokuroria: Kërkojmë paraburgim për disa ish ministra për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës parahetimore kundër katër personave për të cilët ekziston dyshim i bazuar se kanë kryer vepër penale “Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal i Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Të arrestuar dyshohen se në cilësi të ministrave për Bujqësi, Pylltari dhe Menaxhim me Ujëra dhe zëvendësit e tyre në periudhë të caktuar kanë nënshkruar marrëveshje për dhënie me qira të tokave bujqësore dhe marrëveshjet nuk i kanë shfuqizuar edhe pse qiraxhinjtë nuk i kanë paguar kompensimet për qira. Bëhet fjalë për 584 marrëveshje për dhënie me qira të tokave bujqësore në lokacione të ndryshme nëpër shtet. Në këtë mënyrë i është bërë dëm Buxheti të Republikës së Maqedonisë 88.467.607 denarë (mbi 1.4 milionë euro)”, thonë nga Prokuroria.

Prokuroria thotë se duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet, prokurori kompetent deri te gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Shkupi 1, ka dorëzuar propozim për shqiptimin e masës së paraburgimit.

Jo-zyrtarisht bëhet fjalë për ish ministrat Aco Spasenovsi, Mihail Cvetkov dhe Lubço Dimovski dhe ish zv/ministrin Kristijan Delev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button