Më 5 shkurt do të dihet se kush është paraqitur për kandidat për president në konkursin e VMRO-DPMNE-së 

Më së voni deri më 5 shkurt  do të dihet se kush është paraqitur në konkursin publik për kandidatin për president të VMRO-DPMNE-së, pasi dje skadoi afati për paraqitjen e kandidaturës. Më 16 shkurt në Konventën në Strugë partia do ta zgjedhë kandidatin e partisë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, transmeton Portalb.mk.

VMRO-DPMNE  ka dhënë qëndrim se nuk do t’i braktisë zgjedhjet presidenciale, njofton Sdk.mk, duke u referuar në një funksionar të lartë anonim të VMRO-DPMNE-së.

Deri tani dihet se kandidaturë kanë dorëzuat deputeti Vllatko Gjorçev dhe Filip Petrovski. Në opinion si kandidat i mundshëm përmendet emri i profesoreshës Gordana Silljanovska-Davkova, por nga partia deri tani nuk ka konfirmim se ajo është paraqitur në shpalljen që mbaroi mbrëmë.

Bordi Drejtues i LSDM-së të dielën do të sjellë vendim se a janë për kërkesën e opozitës, që së bashku me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Javën e kaluar në mbledhjen e Bordit qendror është filluar procedura për paraqitjen e kandidatit për zgjedhjet presidenciale, por deri tani nuk ka asnjë emër zyrtar.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka paralajmëruar se zgjedhjet presidenciale do t’i shpallë më 8 shkurt, sipas të cilit në rrethin e parë mund të mbahen më 21 prill, ndërsa në rrethin e dytë më 5 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button