Ndërpritet greva në Kosovë, Veseli: Mësimi fillon të hënën

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social “Fejsbuk”, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se do të ndërpritet greva në arsim dhe se të hënën do të fillojë mësimi, transmeton Portalb.mk.

“Urime mësimdhënës dhe nxënës të dashur! Mësimi fillon të hënën”, ka shkruar Veseli.

Kryeparlamentari Veseli këtë e bëri të ditur pas takimit me përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit. Në takim i pranishëm ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përndryshe, tashmë janë bërë tre javë që kur punonjësit arsimorë në Kosovë janë në grevë të përgjithshme, duke kërkuar rritje të koeficientit të pagave. Greva erdhi pas përpilimit të propozim-ligjit të pagave me të cilin punonjësit arsimor u ranguan në fund për nga koeficienti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button