Merveille bëri hap të madh, nga Tirana kaloi te Barcelona

Mund të duket e pabesueshme por është e vërtetë. Merveille Ndockyt, lojtari që spikati në sezonin 2016-2017 me fanellën e Tiranës është transferuar Barcelona, njofton Supersport.al.

I blerë nga Getafe një vit e gjysmë më parë për shumën e 400 mijë euro, këtë verë Merveille u huazua te Mallorca për të luajtur dhe për të fituar më shumë eksperiencë në Segunda Division. Pas një gjysmë sezoni deri diku pozitiv sidomos në muajin e fundit me klubin ishullor me të cilin u aktivizua në 5 takime, mesfushori nga Kongo në gjysmën e dytë të këtij sezoni do të luajë me Barcelonën B pasi Getafe e ka huazuar pikërisht te skuadra e dytë blaugrana e cila luan në kategorinë e tretë. Merveille është huazuar me të drejtë nga Barcelona B dhe është prezantuar sot me katalanët.

Nëse shkëlqen me Barçën B, 20-vjeçarit mund ti jepet mundësia të debutojë në ndonjë ndeshjen me ekipin e parë të Barcelonës që zotëron të drejtën për të grumbulluar lojtarë të ekipit. Tashmë talentit nga Kongo nuk i mbetet gjë tjetër veçse të punojë fort për të bërë realitet një ëndërr dhe të mendosh që në verën e vitit 2017-të ai mbante veshur fanellën e Tiranës në turin e parë kualifikues të Europa League.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button