Komuniteti i Inteligjencës së SHBA-së: Ndikimi i Rusisë mbetet kërcënimi kryesor në Ballkan

Mundësia e një konflikti të hapur ushtarak dhe ndikimi i Rusisë, mbeten kërcënimi kryesor për sigurinë e Ballkanit Perëndimor për vitit 2019, thuhet në një raport të Komunitetit të Inteligjencës së SHBA-së rreth vlerësimit të kërcënimeve në botë për vitin 2019.

Sipas këtij raporti, Rusia do t’i shfrytëzojë tensionet etnike në Ballkan dhe korrupsionin që është në nivele të larta, për të penguar rrugën euro-atlantike të vendeve të këtij rajoni.

“Ballkani Perëndimor, pothuajse me siguri do të mbetet ende në rrezik për të pasur dhunë të nivelit të ulët dhe ndoshta të ndonjë konflikti të hapur ushtarak gjatë vitit 2019. Rusia do të kërkojë të shfrytëzojë tensionet etnike dhe nivelet e larta të korrupsionit për të penguar vendet e këtij rajoni që të lëvizin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO”, thuhet në raport, shkruan radioevropaelirë përcjellë Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button