SHBA vrau dhjetëra militantë të Al-Shababit në Somali

Një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara vrau 24 militantë të Al-Shababit në Somali, tha ushtria amerikane.

Sulmi ndodhi në rajonin Hiran dhe nuk ka viktima civile, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

“Ky sulm i përpiktë ajror është pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të mbështetur Ushtrinë Kombëtare të Somalisë, ndërsa rrit presionin mbi rrjetin terrorist dhe përpjekjet e tij për rekrutime në rajon”, thuhet në deklaratë, transmeton REL.

Forcat amerikane po bashkëpunojnë me trupat e Bashkimit Afrikan dhe forcat somaleze në operacionet e kombinuara kundër terrorizmit në Somali.

Al-Shabab po përpiqet të krijojë një shtet fundamentalist islamik në Somali.

Militantët e tij i sulmojnë shpesh ndërtesat qeveritare, hotelet dhe restorantet.

Grupi është i lidhur me rrjetin terrorist ndërkombëtar të Al-Kaidës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button