Presidenti Thaçi jep detaje nga takimi me liderët dhe ambasadorin Kosnett

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka dhënë detaje rreth takimeve të sotme të zhvilluara me liderët e koalicionit qeveritar por dhe me ambasadorin e SHBA-ve, Philip Kosnett, njofton Klan Kosova.

Në një deklaratë të tij publike ai ka thënë se takimi që pati me Kosnett si dhe liderët e koalicionit pati temë kryesore partneritetin e përjetshëm me SHBA-të.

”Sot, në prezencë të ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, kam zhvilluar takime të përbashkëta me liderët institucionalë, me kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli. Në këto takime kemi biseduar për çështje të rëndësishme shtetërore, për ruajtjen e partneritetit të përjetshëm me SHBA-në dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Interesi shtetëror duhet të bëjë bashkë gjithë spektrin politik, për të marrë vendime të rëndësishme për perspektivën e qytetarëve dhe për të ardhmen tonë euroatlantike, në përputhje me interesat e SHBA-së dhe partnerëve strategjikë të Kosovës. Prandaj, në ditët në vijim, pres vendimmarrje të përgjegjshme në përputhje të plotë me interesat shtetërore. Nuk kemi kohë për të humbur”, shkruan Thaçi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button