Tevdovski: Po zvogëlohen kamatat për kreditë për “Bli shtëpi, bli banesë”

Ulje të ndjeshme të kamatave për projektin “Bli shtëpi, bli banesë”, modele të reja të volitshme dhe precizim të kushteve për fitimin e kredisë së subvencionuar për kredi banesore, parashohin kushtet e reja dhe të përmirësuara të propozim-ligjit për subvencionim të kredisë banesore, të cilin e ka përgatitur Ministria e Financave, ndërkaq është miratuar nga Qeveria, njofton Portalb.mk.

Ministri i Financave, Dragan Devdovski, përpara Asociacionit Bankar të Maqedonisë e ka prezantuar propozim-ligjin e ri.

“Kamata për modelin e parë në të cilin shteti subvencionon një pjesë nga kësti mujor zvogëlohet nga 3.95% në 2.9% për tre vitet e para. Për vitin e katërt dhe të pestë kamatat i zvogëlojmë nga 4.44% në 3.9%. Këto për momentin janë kamatat më të ulëta për kredi banesore në treg. Zvogëlimi i kamatave do të thotë kursim serioz për qytetarët. Për shembull, për kredi prej 50.000 euro, vetëm sipas bazës së kamatës, qytetarët do të kursejnë 1.300 euro”, tha Tevdovski.

Ministria e Financave propozon edhe financa dhe modele të reja të subvencionimit të cilat sigurojnë kushte më të mira, veçmas për të rinj.

Me modelet “Bli banesë për të rinj” do të subvencionojnë 70% nga kësti në pesë vitet e para ose do të subvencionojnë 70% nga pjesëmarrja me të holla. Me këtë do të sigurohen subvencione më të larta për 2.500 euro në krahasim me më herët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button