Besimi: Maqedonia do ketë armatë moderne

Ministri i Mbrojtjes Besimi mbrëmë në Shtëpinë e ARM-së në Akademinë solemne me rastin e 20-vjetorit jubilar nga formimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë dha përqëndrim në proceset reformuese në ARM me të cilat ajo u bë institucion i lartë profesional dhe i respektuar jo vetëm midis partnerëve jashtë por edhe midis qytetarëve të saj në RM, si dhe të asaj që do të pasojë, ndërsa ajo është vazhdimi i reformave në të ardhmen dhe modernizimi i saj.

“Do të krijojmë armatë moderne të përkushtuar ndaj paqes dhe armatë më të afërt me qytetarët, armatë me profesionalizëm të lartë, multietnike dhe armatë e cila është e njohur ndërkombëtarisht. Do të punojmë në tre shtylla – prioritete: Maqedonia në planin ndërkombëtar të jetë plotësisht e gatshme për anëtarësim në NATO, në planin shtetëror ARM-ja të jetë garancë e paqes dhe stabilitetitm në nivel të armatës të bëjmë armatë e cila do të jetë prestigjioze, me profesionalizëm të lartë dhe moderne, ndërsa ushtarë me standard dinjitoz. Për këtë gjithsesi duhet të ballafaqohemi me sfidat – kriza ekonomike globale, resurset e kufizuara për zhvillim dhe arritje të këtyre qëllimeve të Armatës”, tha Besimi.

Ai dëshiroi që flamuri i Maqedonisë së shpejti, tashmë vitin e ardhshëm të valëvitet para selisë së Aleancës Veriatlantike në Bruksel.

Në këtë ceremoni në të cilën morën pjesë edhe shefi i SHM-së së ARM-së gjeneral major Goranço Koteski, ministra në Qeveri, ish ministra të Mbrojtjes dhe shefa të SHM-së së ARM-së, ambasadorë, atashe ushtarakë dhe delegacione të Forcave të armatosura të Republikës së Turqisë dhe Gardës kombëtare të shtetit federal amerikan Vermont, mbajti fjalim edhe presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, i cili theksoi se Armata e Republikës së Maqedonisë, si shtyllë kryesore e pavarësisë tonë, në 20 vitet e kaluara tregoi kapacitet dhe zhvillim të vazhdueshëm në shoqëri dhe i solli afirmim të plotë Republikës së Maqedonisë.

“Qëllimet tona strategjike mbeten të pandryshueshme dhe të përcaktuara qartë me konsensusin e përgjithshëm. Shoqëria multietnike, multigjuhësore dhe multifetare e Maqedonisë është e drejtuar natyrshëm drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike. Prandaj, mbetemi të përkushtuar në obligimet e ndërmarra me partnerët tanë të NATO-s në pajtim me interesat tona kombëtare dhe shtetërore”, tha shefi i shtetit.

Sipas tij, ekzistimi 20-vjeçar i Armatës së Republikës së Maqedonisë, mund të sublimohet në tre fjalë – patriotizëm, vazhdimësi dhe profesionalizëm.

Ai e lavdëroi Armatën në ruajtjen e shkallës së lartë të gatishmërisë ushtarake dhe profesionizmit të treguar në ballafaqimin me të gjitha sfidat në shtetin tonë dhe më gjerë, veçanërisht duke e nënvizuar ballafaqimin me krizat e sigurisë në vend, si dhe pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare të kryesuara nga NATO, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara.

Ai e theksoi edhe përkushtueshmërinë e vazhdueshme që t’u mundësohen kushte për jetë dinjitoze dhe punë cilësore të pjesëtarëve të ARM-së, si institucion në të cilin qytetarët e Maqedonisë, nënvizoi, kanë besim dhe respekt jashtëzakonisht të madhe.

Shefi i SHM të ARM-së gjeneral majori Koteski krahas për rrugën të cilën e kaloi Armata që nga themelimi, foli edhe për arritjet e saj. Nënvizoi se kjo armatë e re, e vogël, e trajnuar dhe e guximshme mori pjesë me 3.000 paqeruajtës në misionet paqësor të kryesuara jo vetëm nga NATO, por edhe nga BE-ja dhe KB-ja./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button