Maqedoni, gjysma e të rinjve janë analfabetë

Në Maqedoni gjysma e nxënësve të përfshirë në arsimin fillor dhe të mesëm nuk kanë njohuri themelore. Arritjet e tyre kanë stagnuar ndërsa kjo bazohet sipas rezultateve të mara nga testimi PISA I zhvilluar nga viti 2000 deri në vitin 2015, njofton Gazeta KOHA.

Në bazë të këtyre të dhënave, UNICEF-i, OECD( Organizata ekonomike për zhvillim dhe bashkëpunim) dhe Ministria e Arsimit debatuan rreth një propozim projekti për të tejkaluar këto mangësi. Mes propozimeve që do të mund të bëheshin pjesë e Ligjit të ri për arsim fillor dhe të mesëm do të ishin reforma gjatë vlerësimit nacional, revidim të maturës shtetërore dhe zhvillim të sistemit profesional për zhvillim të mësimdhënësve. Gjithashtu, me këtë rast u tha se është e rëndësishme të vendosen qëllime për matje të përparimit ndërsa të gjitha planet e mira në letër duhet të kthehen në realitet.

Gjithçka fillon në arsimin parashkollor sepse sipas shkencës kjo është periudha kur zhvillohet 80% e trurit. Mirëpo, kjo duhet të shoqërohet me arsim të barabartë dhe cilësor për çdo fëmijë -u shpreh Elspet Erikson, UNICEF.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button