Profesoresha e larguar kërkon nga shkolla të zbatojë vendimin e Gjykatës Supreme

Pasi Gjykata Supreme hodhi poshtë mundësinë për ripërsëritjen e rastit të profesoreshës Arjeta Veliu e cila ishte larguar nga puna në mënyrë joligjore, kjo e fundit kërkon nga të gjitha Institucionet që të respektojnë vendimet e Supremes dhe që sa më shpejtë të kthehet në vendin e saj të punës, përcjell Alsat M.

“Pasi lënda është rikthyer në Gjykatën Themelore të Tetovës, i bëj apel Gjykatës, Komunës,  Sektorit për Arsim që vepron në kuadër të komunës, që të marrin masa lidhur me rastin tim dhe të zbatohet vendimi i gjykatës Supreme për shkak se është institucioni më i lartë shtetërorë”- tha Arjeta Veliu, profesoresha e larguar nga puna.

Jozyrtarisht mësohet se Gjykata Supreme në mënyrë administrative ka kthyer përgjigje negative ndaj kërkesës së drejtoreshës së ekonomikut, për ripërsëritje të gjykimit. Gjykatësja e rastit të Arjetës, Sllavica Tohiq dje nuk deshi të komentoj se çfarë pritet të ndodh në vijim, gjegjësisht pas kësaj përgjigje të marrë nga Supremja.

Ndryshe, Arjeta u largua nga puna 5 vite më parë. Gjykatat vendosën në favor të saj, por ajo nuk u pranua më në punë. Si pasoj e kësaj, drejtoresha e ekonomikut, Ramie Kurtishi dhe vetë shkolla, u dënuan me para disa herë për mos-respektim të vendimit gjyqësorë. Kurtishi thotë se do të kërkojë përsëri rigjykim dhe hedh topin tek Ministria e Arsimit. Por vetë Ministri Arbër Ademi, ditë më parë i bëri thirrje drejtoreshës që të respektoj aktvendimet e gjykatave.

LEXO: Gjykata Supreme hedh poshtë rigjykimin në rastin e profesoreshës së larguar nga puna

LEXO: MASH: Drejtoria e Shkollës Ekonomike “8 shtatori” të respektojë vendimin e Supremes

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button