fbpx

Rritet Facebook me më shumë përdorues dhe fitime

Përdoruesit e Facebook kanë vijuar të rriten pavarësisht një serie skandalesh me të dhënat private dhe kritikave për përpjekjet e kompanisë për të luftuar përmbajtjen e dëmshme, transmeton Top Channel. 

Gjiganti i medias sociale tha se numri i personave që kanë hyrë në platformë të paktën një herë në muaj, është rritur me 9 % vitin e shkuar, duke shkuar në 2.32 miliardë njerëz. Frika se skandalet me të cilat Facebook është përballur mund të largojnë reklamat, po ashtu ka rezultuar e pabazë me të ardhurat që janë rritur me 30 për qind vitin e shkuar.

Kjo rritje vjen pavarësisht fushatave që i kërkojnë përdoruesve të heqin dorë nga rrjeti social. Themeluesi Mark Zuckenberg tha se kompania kishte ndryshuar rrënjësisht mënyrën  e menaxhimit duke u fokusuar tek çështjet e mëdha sociale.

Performanca e mirë financiare vjen në mesin e shqetësimeve se si kompania ka menaxhuar të dhënat personale të përdoruesve dhe privatësinë e tyre pas skandalit të ndarjes së të dhënave me Cambridge Anatylica dhe frikës se rrjeti është përdorur si një vegël politike.

Aksionet e kompanisë humbën jo pak në korrik, kur u paralajmërua për një rritje të ngadalësuar, por u rritën me 9 % pasi fitimet kapërcyen parashikimet e analistëve. Fitimi total i Facebook për 2018 ishte 22.1 miliardë dollarë, 39 për qind më shumë krahasuar me 2017. Numri i përdoruesve është rritur veçanërisht shumë në Indi, Indonezi dhe Filipine, por ka qëndruar në të njëjtat nivele në Shba dhe Kanada.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close