Fondi i shëndetësisë publikoi limitet e reja deri në sa para shteti ju mbulon sigurimin shëndetësor

Fondi për sigurim shëndetësor ka publikuar limitet e të ardhurave të realizuara për arsye të regjistrimit/ riregjistrimit të personave me të ardhura të ulta dhe të larta, me qëllim që personat të kenë vazhdimësi të sigurimin shëndetësor, gjë të cilën fondi e bën çdo vit në fillim të muajit shkurt, përcjell Portalb.mk.

Nga Fondi shëndetësor kanë njoftuar se janë vendosur lehtësime ligjore për personat me të ardhura më të larta të cilët, në vend që të paguajnë kontribute të domosdoshme shëndetësore në bazën aktuale prej 100%, do të paguajnë kontribute në bazë 50% nga paga mesatare, pa qenë nevoja të vijnë në Fond.

“Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit vazhdon riregjistrimi i kësaj kategorie të siguruarish në mënyrë automatike andaj, Njoftojmë personat me të ardhura të ulta / larta se nuk do të ketë nevojë të vijnë nëpër sportelet e Njësive rajonale të Fondit për t’i deklaruar të ardhurat pasi sigurimi shëndetësor i tyre do të vazhdojë në mënyrë automatike, përjashtuar të siguruarit që kanë ndryshime në të ardhurat e tyre”, thuhet në njoftimin nga Fondi për sigurim shëndetësor.

Limitet e reja për sigurim shëndetësor në pajtueshmëri me të ardhurat e realizuara neto në vitin 2018 janë:

– Deri 145.980 denarë – sigurimin shëndetësor e mbulon shteti respektivisht, Ministria e shëndetësisë;

-Prej 145.980 deri 216.102 denarë, nëse në dy muajt e fundit kanë realizuar të ardhura më të ulëta se 24.330 denarë – sigurimin shëndetësor e mbulon shteti respektivisht, Ministria e shëndetësisë;

– Prej 145.980 deri 216.102 denarë – sigurimin shëndetësor e paguan vetë i siguruari në vlerë prej 50% të pagës mesatare respektivisht, 1.333 denarë në muaj;

-Mbi 216.102 denarë – sigurimin shëndetësor e paguan vetë i siguruari në vlerë prej 50% të pagës mesatare respektivisht, 1.333 denarë në muaj.

Personave të cilëve sigurimi shëndetësor do t’ju vazhdojë në mënyrë automatike dhe që nuk kanë ndryshime sa i përket limitit të të ardhurave të realizuara, nuk do të pranojnë Vendime të reja nëpërmjet postës.

Personat të cilët kanë ndryshime në nivelin e të ardhurave neto për vitin 2018, është e nevojshme që t’i sjellin dokumentet në sportelet e Njësive rajonale të Fondit nga data 1 Shkurt deri në 31 Mars, për t’a bërë riregjistrimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button