Shtetasit e Maqedonisë sërish ndër azilkërkuesit më të mëdhenj në Zvicër

Nënshtetasit e Maqedonisë sërish janë në mesin e azilkërkuesve më të shumtë në Zvicër në muajin korrik, kumtoi Byroja zvicerane për migracion.

Sipas të dhënave statistikore të Byrosë, 210 nënshtetas të Maqedonisë kanë kërkuar azil në Zvicër gjatë korrikut, me çka ata zurën pozitën e tretë menjëherë pas nënshtetasve të Eritresë (445 kërkesa) dhe Nigeria (287 kërkesa). Numri i azilkërkuesve nga Maqedonia brenda vetëm një muaji është rritur për 82 për qind, ndërsa nga Serbia për 68 për qind (187 kërkesa).

Krahas rritjes së vazhdueshme të kërkesave për azil nga vendet e Ballkanit, e ngjashme është tendenca edhe me kërkesat për azil nga Afrika Veriore.

Ndërkohë, autoritetet zvicerane kanë rritur edhe numrin e dëbimeve të azilkërkuesve për 5 për qind. Gjatë korrikut janë dëbuar 704 kërkesa për azil të cilëve nuk u është dhënë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button