Arsenali konfirmoi transferimin e Denis Suarezit

Denis Suarez është lojtari më i ri i klubit anglez, Arsenalit.

Mesfushori me tipare sulmuese ka kompletuar transferimin e tij te Arsenali nga Barcelona.

Transferimi i spanjollit te klubi londinez vjen si huazim i thjeshtë gjashtë-mujor, transmeton Telegrafi.

Këtë arritje të marrëveshjes e ka njoftuar vet Arsenali me anë të faqeve zyrtare.

“Më në fund, njoftimi që ju të gjithë keni qenë duke pritur”.

“Mirë se vini në Arsenal, DenisSuarez”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

Edhe mesfushori spanjoll më herët postoi një fotografi duke u përshëndetur me bashkëlojtarët e tij te Barcelona.

Suarez në të kaluarën ka luajtur edhe për Villarrealin dhe Sevillan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button