Përbërja e re e Antikorrupsionit, deputeti Zekiri: 22 aplikues janë diskualifikuar

Kryesuesi i Komisionit për Përzgjedhjen e Kandidatëve për Anëtarë të Komisionit për Parandalim të Korrupsionit (Komisioni për Antikorrupsion), deputeti nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Muhamed Zekiri sot njoftoi se në mbledhjen e parë është kryer filtrimi i parë i të aplikuarve për kryetar dhe anëtarë të Antikorrupsionit, transmeton Portalb.mk.

Prej 80 të aplikuarve, 22 janë diskualifikuar sot, kurse për shqyrtim kanë mbetur edhe 58 kandidatë.

“Kemi realizuar filtrimin e parë të kandidaturave, për kryetar, për anëtarë. Janë pranuar 80 aplikacione, pas filtrimit kanë rënë 21 kandidatë për shkak të dokumentacionit të pakompletuar dhe arsimimit joadekuat, dhe 1 kandidatë është ka tërhequr vetë dokumentacioni. Na kanë mbetur ti shqyrtojmë edhe 58 aplikacione. Vazhdojmë me punë nesër, dhe mendojë që të shtunën menjëherë do të vazhdojmë me intervista për kandidatët që janë me dokumente të kompletuara”, tha Zekiri.

Kryesuesi Zekiri tha se deri më 6 shkurt do të dihen kandidatët për kryetar dhe anëtarë të Komisionit për Antikorrupsion.

“Do të punojmë për çdo ditë, do të punojmë edhe gjatë fundjavës që ta arrijmë afatin që me 6 shkurt të mbarojmë me përzgjedhjen e anëtarëve të Antikorrupsionit”, tha Zekiri.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi sot në takimin joformal me gazetarët deklaroi se përbërja e re e Komisionit për Antikorrupsion pritet të jetë në seancë plenare më 8 shkurt, ditë kjo që korrespondon me shpalljen e zgjedhjeve parlamentare.

LEXO: Përbërja e re e Antikorrupsionit: Për shtatë vende, kanë aplikuar 80 kandidatë

Përndryshe, dje ka përfunduar konkursi për aplikim për kryetar dhe anëtarë të Komisionit për Parandalim të Korrupsionit. Në konkurs kanë aplikuar 80 veta, ndërkohë që Komisioni për Antikorrupsion duhet të ketë 7 anëtarë. Për kryetar kanë aplikuar 19 persona, ndër të cilët janë ish prokurori Aleksandar Nakov, avokati Angjele Ilievski, avokati Oliver VuksanoviqMaja Mallahova, ish kryetarja e Komisionit për Furnizime Publike, Tanja Alltanxhieva dhe këshilltarja në Ministrinë për Drejtësi, Radica Llazareva Geroska.

Për anëtarë të Komisionit për Antikorrupsion kanë aplikuar ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Goran Mitevski, profesori i Fakulteti për Siguri, Zllate Dimovski dhe pjesëtari i Komisionit për Lustrim, Çedomir Damjanovski.

Me ligjin e ri edhe gazetarët mund të bëhen pjesë e Komisionit për Antikorrupsion, dhe për këtë shkak si anëtarë kanë aplikuar Xhelal Neziri nga SCOOP dhe Goran Tërpenovski nga “Sakam da kazam”.

Komisioni për Përzgjedhjen e Përbërjes së Komisonit për Parandalim të Korrupsionit. Foto: Borçe Popovski

Në Komisionin për përzgjedhjen e  antikorrupsionerëve të rinj janë: deputeti i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Muhamed Zekiri – kryesues, deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Artan Grubi, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Zoran Iliovski dhe nga Grupi Parlamentar i Pavarur, Vlladanka Aviroviq.

Nga sektori civil janë Besim Nebiu dhe Sabina Fakiq, kurse nga Avokati i Popullit do të jëtë Dragi Celevski.

Pas pëzgjedhjes së kandidatëve, do të ketë edhe intervista të cilat do të transmetohen drejtpërdrejtë në RTVM, ndërkaq do të t’i udhëheqin përfaqësuesit e ASHAM-it, nga Unioni Interparlamentar dhe organizatat civile që merren  me anti-korrupsion.

Kryetari i Komisionit dhe gjashtë anëtarët do të kenë mandat prej 5 vjetëve, të cilët nuk do të kenë të drejtë për rizgjedhje. Gjatë zgjedhjes, sipas Ligjit të ri për Parandalim të Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, do të vlejë parimi i përfaqësimit përkatës dhe të drejtë dhe parimit të barazisë gjinore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button