Incidenti në Shuto Orizare, në mesin e personave që kanë sulmuar dy janë policë

Policia ka ngritur padi penale kundër shtatë personave për rrahjen që ndodhi të hënën në Shuto Orizare. Dy mes tyre janë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB). Kundër tyre është filluar procedurë për përgjegjësi disiplinore dhe përkohësisht u është ndërprerë marrëdhënia e punës, deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, transmeton Portalb.mk.

“Janë ngritur dy padi penale nga të cilat njëra nga Prokuroria Kompetente Publike –Shkup kundër Gj.D. (44), E.Z. (31), U.Q. (30), S.J. (40) dhe A.I. (25) të gjithë nga Shkupi dhe e dyta nga Prokuroria Kompetente për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion kundër personave E.Z. (41) dhe A.Z. (41) të punësuar në MPB, të cilët nuk kanë qenë në punë, për shkak dyshimeve se kanë bërë vepër penale ‘dhunë’”, tha Angellovski.

Shtatë persona dyshohen se i kanë rrahur B.K., F.K., dhe A.R.. Dy prej tyre, gjithashtu janë policë.

“Pasi nga ana e më shumë personave që kanë qenë në turmë, është ndalur një veturë ‘hundai galoper’, ku janë vozitur B.K, si vozitës, A.R. si bashkudhëtar, pastaj ka pasuar debati sepse të denoncuarit kanë dyshuar gjoja se pala e dëmtuar ka vjedhur një fëmijë në vendbanimin Shuro Orizare edhe pse asnjë familje në territorin e Shkupit nuk ka denoncuar rast të tillë. Të dëmtuarit janë nxjerrë nga vetura dhe janë sulmuar fizikisht nga të denoncuarit, edhe pse A.R. është legjitimuar me legjitim zyrtar dhe ka treguar se është i punësuar në MPB”, tha Angellovski.

Të denoncuarit pas sulmit kanë ikur.

Nga MPB apelojnë të mediat dhe qytetarët të mos përhapin frikë dhe panik për vjedhje të fëmijëve në Shuto Orizare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button