Spasovski: Patjetër të zbatohet vetingu në Polici

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në Kuvendin e Maqedonisë ka porositur se patjetër duhet që të zbatohet vetingu në Polici, njofton Portalb.mk.

Ai tha se po planifikohet që të miratohet ligj i veçantë për vetingun dhe formim të komisioneve në tre nivele, ndërkaq do të analizohen edhe tre aspektet e të punësuarve – dosja profesionale, gjendja pronësore dhe integriteti.

“Ekzistojnë indikacione serioze se disa prej policëve, komandantëve dhe eprorëve e kanë shumëfishuar pasurinë që nuk e kanë as biznesmenët që 20 vjet kanë biznes në Maqedoni. Këtu e shoh interesin se pse është shumë atraktive të jeni pjesë e Policisë së Maqedonisë, kështu që në një shpallje për 30 të punësuar paraqiten 3.000. Sipas të gjitha gjasave motivim janë këta persona të cilët i shohin në përditshmëri”, theksoi Spasovski, duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve.

Ai shtoi se arsyet kryesore se pse duhet të zbatohet ky proces është pas zbulimit të më shumë se 50 rasteve që me diploma të falsifikuara janë bërë zyrtarë policor dhe kanë marrë poste udhëheqëse, por edhe për shkak të numrit të kryerësve të veprave penale nga ana e zyrtarëve policorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button